BEJNË, PENSIONISTËT MARRIN USHQIMET ME LISTË PËR TË FESTUAR KURBAN BAJRAMIN

BEJNË, PENSIONISTËT MARRIN USHQIMET ME LISTË PËR TË FESTUAR KURBAN BAJRAMIN

Tregtari Rasim Shahini, nga fshati Bejnë, në bashkinë Klos, disponon një dyqan në fshatin e tij me artikuj nga më të domosdoshmit jetikë. Shqetësimi i tij është se fuqia blerëse ka rënë nga viti në vit. Sipas Shahinit, fshati është shpopulluar pasi rinia është larguar nga vendi. Ai thotë se tashmë dyqanin e tij e frekuentojnë vetëm pensionistët, që për shkak të pensionit të ulët, detyrohen t’i marrin ushqimet me listë, sidomos në parg festash, siç është rasti i Kurban Bajramit këtë herë.

Tregtari Rasim Shahini, nga fshati Bejnë, thotë se të njëjtën situatë, me rënie të fuqisë blerëse, po përjetojnë edhe mjaft tregtarë të vegjël në fshatrat e tjerë të bashkisë Klos.