Bëhet pishman Xhelal Mziu: Kërkoj ndjesë, ishte deklaratë emocionale

0
11

Video e publikuar nga Xhelal Mziu disa orë më parë mori një reagim të fortë publik dhe kandidati i Pd është tërhequr duke kërkuar ndjesë.

Mziu e cilësoi një deklaratë emocionale dhe se nuk e mbështet dhunën por votën e lirë.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.