Ballina BOTA BE-ja gati t’i japë fund pandemisë, nis vaksinimi masiv

BE-ja gati t’i japë fund pandemisë, nis vaksinimi masiv

0

BE gati t’i japë fund pandemisë, nis sot vaksinimi masiv në të gjitha vendet.

Sot është një ditë e madhe pasi shumë vende të Bashkimit Europian nisin vaksinimin masiv kundër koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Disa shtete e nisën dje vaksinimin duke thënë se nuk mund të presin më shumë.

Shpërndarja vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan vaksinën Pfizer dhe BioNTech.

Ndërkohë, BE-ja ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë ndërmarrjesh të ilaçeve.

Exit mobile version