
BE gati t’i japë fund pandemisë, nis sot vaksinimi masiv në të gjitha vendet.
Sot është një ditë e madhe pasi shumë vende të Bashkimit Europian nisin vaksinimin masiv kundër koronavirusit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.
Disa shtete e nisën dje vaksinimin duke thënë se nuk mund të presin më shumë.
Shpërndarja vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan vaksinën Pfizer dhe BioNTech.
Ndërkohë, BE-ja ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë ndërmarrjesh të ilaçeve.