Baz, hapet kanali kullues, por rruga tashmë është shembur

0
17

Mat Televizion denoncoi pak ditë më parë se mungesa e kanalit kullues anësor u bë shkak për shembjen e një pjese të karrexhatës në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Pikërisht në këtë segment në fshatin Baz, rruga u kthye me një sens lëvizjeje për shkak të dëmtimit të saj.

Por pas kronikës së tranmetuar në Mat Televizion, siduket firma është kujtuar për ta hapur kanalin kullues anësor i cili nuk ishte më shumë se 4 metra lineare. Siç duket nga pamjet sot kanali është funksional, por dëmi tashmë është shkaktuar, pasi rruga është shembur.
Mjetet në këtë pjesë të aksit vijojnë të kalojnë në njërin kah të rrugës, pasi kahu në drejtim të Tiranës është totalisht jashtë funksionit. Edhe pse është vendosur një sinjalistikë pranë pjesës së dëmtuar, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë shumë kujdes sepse mund të përballen me këtë shembje në mënyrë të papritur.
Tjetër problematikë në këtë rrugë është edhe shtimi i gropave në të gjithë gjatësinë e saj. Prezenca e ujit i nxjerr më shumë në pah, por drejtuesit e mjeteve vijojnë të përballen me një gjendje skandaloze të këtij aksi rrugor nacional.