
Është zhvilluar këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, pas vdekjes, për Mjekun Stomatolog Bashkim Demiri. Ceremonia e dhënies së këtij titulli u mbajt në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak Maty ku morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, miq e familjarë të të ndjerit Bashkim Demiri. Fjalën e rastit dhe vendimit e këshillit bashkiak e lexoi kryetarja e këshillit Elisa Gjasta, ndërsa dorëzimin e titullit familjes e bëri kryebashkiaku Agron Malaj.\
Mbi jetën dhe veprimtarinë e Bashkim Demirit floën më pas anëtarë të këshillit bashkiak, familjarë të tij etj.
Bashkim Demiri, veç ushtrimit të profesionit të tij si mjek stomatolog ka patu edhe detyra të tjera në drejtim të institucioneve, ku spikat detyra e Drejtorisë së Shëndetit Publik për rrethin Mat, sot Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat.