Rekamë

Ashtu si çdo fund muaji edhe të premten e fundit të muajit Maj, Bashkia e Matit ka vijuar me zhvillimin e aksionit të pastrimit të mjedisit, një aksion ky i nisur më shumë se tre vite më parë.
Punonjës të administratës së Bashkisë Mat u përqendruan në rrugët dhe hapsirat e brendshme të qytetit të Burrelit ku jo vetëm bënë të mundur pastrimin e mbetjeve të hedhura pa kriter, por dhanë edhe një mesazh sensibilizimi për qytetarët që të kujdesen më shumë për mjedisin që na rrethon.
Tashmë jo vetëm administrata e brendshme e bashkisë por edhe institucionet e qëndrore në nivel vendor dhe ato nën varësi të pushtetit vendor, janë pjesë e kësaj nisme. Punonjësit e tjerë janë përqendruar në zona të tjera të Matit që nga qendrat e njësive administrative e deri tek rrugët nacionale.
Qëllimi i këtij aksioni për pastrimin e mjedisit mbetet mbajtja e ambjentit sa më të pastër si dhe në shërbim të vizitorëve apo turistëve që vijnë në vendin tonë.