
Bashkia Mat ka njoftuar përmes një postimi në facebook nisjen e asfaltimit të të gjitha rrugëve të qytetit në Burrel.
Në fakt problemi i gropave në rrugët e qytetit ekzistonte prej kohësh dhe një zgjidhje ishte e domosdoshme.
Postimi Bashkisë Mat
Bashkia Mat ka nisur punën për riveshjen e rrugëve me asfaltobeton prej 4 cm (tapet)në disa prej rrugëve të qytetit të Burrelit. Kjo ndërhyrje ka nisur për shkak të amortizimit të rrugëve ndër vite. Puna ka nisur në rrugët:
Rruga ‘Kokë Malçi” përkatësisht nga mobileri Bushi deri tek kryqëzimi i spitalit. Rruga “Ibrahim Temo” nga kryqëzimi i spitalit deri tek porta e spitalit. Rruga “Dervish Hima” nga kryqëzimi i spitalit deri tek kryqëzimi i Koliqit. Rruga “Kuvendi i Dukagjinit” nga kryqëzimi i Koliqit deri tek kryqëzimi i turizmit. Rruga “Rexhep Pashë Mati” nga kryqëzimi i turizmit deri tek muzeu. Rruga “Pirustët” nga kryqëzimi i Barhanit deri para komisariatit të qytetit . Rruga “Abdi Mati” nga banka “Credins” përgjatë rrugës para Gjykatës së Rrethit deri në pikën e takimit me rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”
Bashkia Mat kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve matjanë për pengesat që mund të hasen , gjatë këtyre ditëve, në lëvizshmërinë e gjithësecilit prej jush me automjete. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve brenda qytetit, Bashkia Mat, ka vënë në dispozicion të mbarëvajties së qarkullimit rrugor Policinë Bashkiake.