Bashkia Mat nis dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2026
Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike në kudër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2026. Ndalesa e parë e drejtuesve dhe specialistëve të financës e taksave vendore ishte në Njësinë Administrative Macukull. Të pranishmë në këtë dëgjesë publike ishin edhe deputeti Agron Malaj dhe Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Mat, Altin Bojni. Kryetari në deytyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli shpalosi prioritet e bashkisë për vitin e ardhshëm në këtë njësi administrative, teksa e vuri theksin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore me vijimin e projektit për asfaltimin e rrugës kryesore, furnizimin me ujë të pijshëm, shërbimet në arsim e shëndetësi etj. Po ashtu, Zeneli tha se në paketën fiskale nuk do të ketë ndryshime, por do të jetë ajo e vitit të kaluar.
Më pas dëgjesa publike u zhvendos në Njësinë Administrative Derjan. Edhe për këtë Njësi Kryetari në deytyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli shpalosi prioritet e bashkisë për vitin e ardhshëm.
Më pas, banorët e pranishëm në këtë dëgjesë paraqitën kërkesat e tyre dhe kërkuan që zgjidhjet e problemeve të reflektohen edhe në buxhetin e vitit 2026.