Ballina AKTUALITET Bashkia Mat nis dëgjesat publike për buxhetin dhe paketën fiskale

Bashkia Mat nis dëgjesat publike për buxhetin dhe paketën fiskale

0

  Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2025 dhe paketës fiskale, Bashkia Mat ka nisur dëgjesat publike me banorët, në mënyrë që të përfshihen në propozime për problematika që i shqetësojnë. Takimi i parë u zhvillua me banorët e Njësisë Administrative Ulëz. Banorët e pranishëm ngritën problemet e tyre para drejtuesve të pushtetit vendor, ndërsa kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj shpalosi edhe prioritetet që ka vetë Bashkia për këtë zonë. Një nga pikat kyçe të zhvillimit të zonës sipas Malajt janë investimet në turizëm, të cilat kanë nisur me fazën e parë të projektit për rivitalizimin e vijës liqenore dhe krijimin e kushteve për turistët, në mënyrë që të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë natyrore të Ulzës.

Nga ana tjetër Malaj u shpreh se një vëmendje e veçantë po i  kushtohet edhe rrugës lidhëse me qytetin e Rrëshenit, e cila pritet t’i japë një impakt akoma më të madh zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

Exit mobile version