
Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2021, Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike me komunitetin. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj sëbashku me stafin e tij u ndal këtë të martë në njësinë Administrative Komsi. Malaj i njohu të pranishmit me paketën fiskale që pritet të miratohet në këshill si dhe punën e bërë gjatë një viti.
Ndërkohë kryetarët e fshatrave dhe të pranishmit e tjerë, ngritën problemet që shqetësojnë komunitetin e fshatrave të njësisë Administrative Komsi. Ndërkohë kryebashkiaku Malaj, duke iu përgjigjur shqetësimeve, kërkoi bashkëpunim më të ngushtë të komunitetit me strukturat vendore në punët që bëhen aty.
Më pas dëgjesa publike për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm u zhvendos në Njësinë Administrative Baz. Edhe në këtë njësi, kryebashkiaku Malaj bëri një panoramë të punëve të bëra gjatë një viti në krye të bashkisë . ndërkohë të pranishmit ngritën shqetësimet e tyre, të cilat kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se do të reflektohen gjatë hartimit të projektbuxhetit.
Dëgjesat apo konsultimet me publikun për hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale të Bashkisë Mat për vitin 2021 do të zhvillohen në çdo njësi administrative sipas një grafiku të përcaktuar.