Rekamë

Burrel, nis lirimi i hapsirave publike
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Mat, në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe Drejtorinë e Shërbimeve kanë nisur këtë të premte lirimin e hapsirave publike në rrugët e qytetit të Burrelit.
Aksioni ka nisur në orën 6 të mëngjesit në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit” para pallatit të sportit “Ferit Hysa”.
Pas njoftimit 5 ditor të bërë nga ana e Bashkisë Mat, subjekteve që tregtonin në këtë rrugë, sot ju janë prishur barakat.
I njëjti aksion është zhvilluar edhe në rrugën e spitalit.
Barakat të cilat ishin vendosur në trotuar para urgjencës së spitalit të Burrelit janë shembur nga fadroma e INUV.
Aksioni për lirimin e hapsirave publike sapo ka nisur pasi në ditët në vijim do të veprohet për lirimin edhe të zonave të tjera, kryesisht të shkollave të qytetit të Burrelit. Në aksionin e kësaj të premteje inspektorët nuk kanë hasur në rezistencën e tregtarëve pasi kanë qenë të paralajmëruar.