Bashkia Mat me anë të një njoftimi në facebook ka konfirmuar rastin në rradhët e tyre.
Sipas Bashkisë Mat janë bërë edhe 9 tamponë familjarëve të infektuarës por ska asnjë njoftim nëse janë bërë teste nëpunësve të tjerë të institucionit të udhëhequr nga Agron Malaj.
Njoftimi i Bashkisë Mat në facebook
Të nderuar qytetarë Matjanë ,ju informojmë se Mati është përfshirë sërisht në hartën e zonave të prekura nga Covid-19.Rasti i konfirmuar është nga qyteti i Burrelit, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik për studimin e kësaj vatre të re në Mat.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë familjar të rastit zyrtarë, gjithashtu po punohet dhe për kontaktet e rastit të konfirmuar me qëllim ndërprerjen e zingjirit transmetues.
Bashkia Mat ju bën thirrje të gjithë qytetarëve Matjanë që të bëni kujdes duke respektuar rregullat kundër COVID-19 .Ju lutemi përdorni maska ,doreza dhe dezinfektant .Shmangni dhënien e dorës, ruani distancimin social, eleminoni qëndrimin në ambjente të mbyllura.
Bashkia Mat, menjëhërë pas konfirmimit të rastit në fjale ka nisur punën për dezinfektimin e ambjenteve.