Bashkia Mat, koncert festiv me rastin e festave të fundvitit

Bashkia Mat, koncert festiv me rastin e festave të fundvitit

Bashkia e Matit organizoi mbrëmjen e së martës një koncert festiv me rastin e festave të fundvitit. Sheshi “Ahmet Zogu” u pushtua nga muzika dhe qytetarët për më shumë se dy orë me radhë. Në skenë u ngjitën fillimisht artistët e Ansamblit “Mati” ku performuan disa numri muzikor live për të gjithë muzikdashësit që ishin mbledhur në shesh.

Më pas në skenë u ngjit këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova, e cila interpretoi këngë nga repertori i saj po jo vetëm, duke bërë që në shesh të ndizej atsmofera.

Për të përmbyllur natën festive në skenën e ngritur për këtë eveniment u ngjit grupi i mirënjohur muzikor “Bojni Band”. Nën udhëheqjen e instrumentistit të talentuar Kujtim Bojni, vajzat e këtij grupi elektrizuan të pranishmit me muzikën e tyre ritmike.

Falë këtij koncerti festiv në prag të festave të fundvitit qindra qytetarë matjanë kaluan një natë ndryshe nën tingujt muzikor, duke sfiduar reshjet e shiut dhe temperaturat e ulta.