Takimi i radhës me komunitetin në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022, të drejtuesve të Bashkisë Mat dhe Këshillit Bashkiak u zhvendos në Njësinë Administrative Lis. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj në fjalën e tij bëri një rezyme të shkurtër të punëve të bëra në këtë njësi administrative gjatë këtij viti si dhe shpalli prioritetet për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë kryetarët e fshatrave shtruan problematikat me të cilat përballen banorët si në infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm e atë vaditës. Një tjetër kërkesë e tyre ishte edhe pajisja me kontejner mbeturinash në çdo fshat e lagje. Për këtë kryebashkiaku Malaj, tha se vitin e ardhshëm ky shërbim do të ofrohet i gjithi nga bashkia pasi firmës kontraktore e cila e ka kryer deri tan ii mbaron kontrata.
Dëgjesa e radhës publike me banorët e drejtuesve të Bashkisë Mat, u zhvendos më pas në Njësinë Administrative Rukaj.