Ballina Qarku Diber KLOS Bashkia Klos vlerëson me dhuratë simbolike 60 nxënës ekselent të të gjitha...

Bashkia Klos vlerëson me dhuratë simbolike 60 nxënës ekselent të të gjitha shkollave

0


Bashkia e Klosit ka vlerësuar 60 nxënës ekselent nga të gjitha shkollat e kësaj bashkie me rastin e festave të fundvitit. Në një aktivitet të zhvilluar në ambjentet e gjimnazit “Shaban Çollaku” për ndarjen e shpërblimit për nxënësit më të mirë nga klasa e parë në të 12, zëvendëskryetarja e Bashkisë Klos, Adelina Laçi uroi nxënësit për rezultatet e arritura.

Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky vlerësim për nxënësit është mndësuar falë mbështetjes së komunitetit të biznesit në Bashkinë e Klosit. Ai shtoi se rezultatet ekselente të nxënësve janë krenari jo vetëm për familjet e tyre por edhe për Bashkinë Klos.

Të pranishëm në aktivitetin e ndarjes së shpërblimeve për nxënësit më të mirë ishin edhe Këshilltari i Këshillit Bashkiak Kasem Muça dhe Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Klos, Agron Hoxha, të cilët uruan nxënësit për rezultatet e arritura.

Në vend të dhuratave 60 nxënësit ekselent morën nga një zarf me 5 mijë lekë të rinj, mundësuar nga komuniteti i biznesit me kërkesë të Bashkisë Klos.

Exit mobile version