Pas afro 3 muajve Bashkia e Klosit e ka bërë të kalueshme për automjetet rrugën që lidh qendrën e fshatit Rripë me tre lagjet e saj. Nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës është bërë e munduyr mbushja me zhavor e pjesës së shembur të rrugës shumë pranë shkollës së rripës. Tashmë ka nisur qarkullimi i automjeteve në të tre lagjet që kishin mbetur thuajse të izoluara për shkak të dëmtimit të një pjese të konsiderueshme të kësaj rruge. Miniere Kurti thotë se mbushja me zhavor e pjesës së dëmtuar të rrugës poi rrezikon banesën e cila ndodhet shumë pak metra poshtë saj. Sipas Minieres, bashkia nuk ka bërë zgjidhjen e duhur pasi nuk ka ndërtuar murë mbrotjës në rrugë, por vetëm e ka mbushur me inerte duke bërë që balta t’i afrohet banesës së saj dh eta rrezikojë.
Miniere Kurti kërkon marrjen e masave për të penguar dëmtimin e banesës pasi në të kundërt ajo shprehet se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
Tre lagje të Rripës mbetën pa rrugë automobilistike në muajin Nëntor të vitit të kaluar për shkak të shembjes së kësaj rruge në afërsi të shkollës nëntë vjeçare të fshatit.
Enver Doçi