Bashkia Klos merr te gjitha masat per neutralizimin e zjarreve

0

Situata e krijuar nga zjarret ne gjithe vendin tone si pasoje e tempereaturave te larta duket se ka perfshire edhe qarkun tone.

Por ndryshe nga qarqet e tjera ne qarkun Dibër nderhyrja ka qene e menjehershme dhe efektive nga ana e sherbimit zjarrefikes prane bashkive te qarkut Diber duke neutralizuar ne kohe rekord cdo vater zjarri.

Lidhur me situaten e zjarreve prane Bashkise Klos, ne nje interviste per “Mat Tv”, pergjegjesi i zyres se Emergjencave Civile prane kësaj Bashkie, Nerim Dema u shpreh se janë marre te gjitha masat per nderhyrje në kohë rekord dhe efektive per neutralizimin e vatrave te zjarrit ne te gjithe territorin e Bashkise Klos.

Gjithashtu Dema thekson se Bashkia Klos ka hartuar nje plan pune ne te gjitha Njesite Administrative per sinjalizimin e vatrave te zjarrit, ku kryetaret e fshatrave dhe të lagjeve jane gjithmone ne kontakt me administratorin e Njesise per te na informuar në mënyrë të menjëhershme per vatrat e zjarrit.

Ne jemi te gatshem, -thotë Dema, me te gjitha strukturat e posacme dhe punonjesit e zjarrefikses per te shkuar ne vendngjarje dhe per te neutralizuar zjarrin sapo ai të shafqet.

Pergjegjes i Emergjencave Civile  prane Bashkise Klos, Nerim Dema, shfrytëzon rastin dhe u ben apel edhe njëherë te gjithe banoreve te Njesive Administrative të Bashkisë Klos, qe ne momentin qe konstatojne nje vater zjarri te njoftojne urgjensisht instancat perkatese ne menyre qe nderhyrja te bëhet ne kohë.