Bashkia Klos me venddepozitim mbetjesh

0
16

Bashkia e Klosit në bashkëpunim me atë të Bulqizës kanë krijuar një venddepozitim të përbashkët për trajtimin e mbeturinave të konsumit të përditshëm. Këto njësi vendore kanë përcaktuar një pikë depozitimi mbi fshatin Plan i Bardhë pak metra larg rrugës Qaf Bualli – Martanesh. Të kontaktuar nga Mat Tv, drejtues të dy bashkive thanë se kjo pikë e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve të konsumit të përditshëm është një bashkëpunim që sapo ka nisur. Për këtë këshillat bashkiak kanë marrë një vendim dhe se në vazhdimësi mbeturinat do të mbulohen, për të mos ndotur mjedisin përreth. Dikur Bashkia Klos i depozitonte në Burrel mbeturinat e më pas në Qafën e Buallit, por tashmë do të ketë një pikë të sajën të përcaktuar me vendim të këshillit bashkiak, ku do të hedhë çdo ditë mbeturinat që grumbullon nga qyteti apo fshatrat ku ofrohet ky shërbim. Një ndër kërkesat e vazhdueshme të Ministrisë së Turzimit dhe Mjedisit është pikërisht menaxhimi i mbetjeve urbane dhe zvogëlimi i ndotjes së territorit që ndikon jo vetëm në shëndetin e qytetarëve, por ka një impakt negativ edhe në sektorin e turizmit.