
Bashkia e Klosit ka vijuar aksionin për pastrimin e mbeturinave në rrugën nacionale Klos – Qafbualli. Punonjës të kësaj bashkie kanë mbledhur m,betjet e ndryshme të hedhura anash rrugës, të cilat shkaktonin një ndotje të madhe të mjedisit e më pas i kanë depozituar pranë vendit të përcaktuar. Ndërkohë banorët që jetojnë përgjatë këtija aksi rrugor shprehen të bindur se mbetjet hidhen aty nga automjete që vijnë nga Bulqiza. Avdi Kuka shprehet se mbeturinat kanë pushtuar çdo vend, duke rrezikuar edhe kafshët shtëpijake. Sipas tij, ato hidhen nga mjete të transportit të mallrave të cilët vijnë nga Dibra apo Bulqizë dhe shkojnë drejt Tiranës për të marrë furnzimin e radhës. Avdiu shprehet se produktet e skaduara të hedhura kudo po rrezikojnë kafshët shtëpijake të cilat i konsumojnë. Problemi më i madh është edhe kosumimi i qeseve plastike nga gjedhët.
Nga ana tjetër banorët shprehen se duhen bërë kontrolle të vazhdueshme nga instancat përgjegjëse dhe të ndëshkojnë këdo që shkarkon mbeturina në këtë rrugë.