Rekamë

Mat Tv, në ndjekje për problematikës së mbartur prej vitesh të udhëtimit në këmbë të 8 fëmijëve të “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë, të Bashkisë Klos, për në shkollën e tyre në Kloskatund, u interesua pranë Zyrës Vendore Arsimore Klos, për një zgjidhje të mundshme të këtij problemi. Pranë kësaj Zyre u informuam se fondet për trasportin e nxënësve i kalohen Bashkisë Klos, dhe është kjo e fundit përgjegjëse për transportin e fëmijëve.
Ne kontaktuam për zgjidhjen e problemit të transportit të 8 fëmijëve të “Kodra e Kukës” me Përgjegjësin e Zyrës së Arsimit dhe Kulturës pranë Bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri, i cili u shpreh se Bashkia për momentin ka gjetur një zgjidhje provizore, për t’i transportuar këta fëmijë me një furgon të linjës së Bulqizë, deri në zgjidhjen e plotë problematikës së krijuar, duke vënë në dijeni edhe prefekturën Dibër.
Mat Televizion vijon ta ndjekë këtë problematikë sociale të mprehtë, deri në zgjidhjen e plotë të problematikës së krijuar për sigurinë e jetës dhe të shkollimit të 8 fëmijëve të lagjes “Kodra e Kukës” në shkollën e Kloskatundit, të Bashkisë Klos.