Rekamë


Problemi i mungesës së rrugës automobilistike në lagjet Allaj e Barruku në fshatin Rripë të Gurrës, është një problem i njohur për bashkinë e Klosit. Kryetari i kësaj bashkie, Basir Çupa tha se bashkia ka qenë e gatshme për ta hapur rrugën, por banorët nuk kanë gjetur mirëkuptimin me njëri-tjetrin.
Sipas tij, në ditët në vijim mjetet e bashkisë do të jenë sërisht në njësinë administrative Gurrë për riparimin e rrugëve e me këtë rast, do të ndërhyhet edhe në rrugën e lagjeve Allaj e Barruku, duke bërë të mundur që vetë banorët të lejojnë njëri-tjetrin.
Lagjet Allaj e Barruku në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, janë të vetmet lagje që nuk kanë rrugë automobilistike.