Rekamë

Lidhur me tragjedinë e ndodhur në një nga minierat e Selishtës në bashkinë Dibër, kanë reguar edhe institucionnet.
Sipas prefektit te Qarkut te Dibres Nexhebin Shehu me tu informuar nga familjarët për zhdukjen e personave të tyre të afërt, grupi hetimore së bashku me familjaret e banorët e zonës janë nisur drejt vendngjarjes. Institucioni i Prefektit ka njoftuar edhe repartin e ispektim-shpetimit minierave që kanë mbërritur menjëherë ne vendngjarje.
Edhe Bashkia Bulqizë përmes drejtoreshës së sherbimit social Zhuljeta Deda, merr përsipër shpenzimet per të dy viktimat, ish banorë të kësaj bashkie, qe humben jeten ne minieren e Selishtes.
Në fund të prononcimit të saj Deda shtoi se ne mbledhjen më të pare të Keshillit Bashkiak Bulqize do te propozohet lidhja e nje ndihme të vecante ekonomike per familjet e dy viktimave.