Bashkia Bulqizë e pafuqishme, nuk gjen zgjidhje por i vendos shirit zonës së përmbytur

Bashkia Bulqizë e pafuqishme, nuk gjen zgjidhje por i vendos shirit zonës së përmbytur

Bashkia e Bulqizës nuk ka gjetur ende një zgjidhje për zonën e përmbytur në lagjen e vjetër të qytetit. Terminali i autobusëve, rruga lidhëse mes dy lagjeve dhe bizneset e zonës vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit.

Niveli i ujit sa vjen e rritet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut që mbajnë mbërhyer vendin që prej së Martës. Bashkia Bulqizë ka dështuar disa herë për zgjidhjen e problemit, ndërsa as mjeti zjarrfikës nuk arriti të largojë ujin nga terminali i autobusëve.

Bizneset e zonës vijon të jenë të penalizuar nga ushtrimi i aktivitetit të tyre ndërsa zgjidhja e vetme që jep pushteti vendor në Bulqizë është vendosja e shiritit për të mos lejuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në zonën e përmbytur.

Ndërkohë, prefekti i Qarkut Dibër ja lë fajin uljes tektonike të tokës në zonë e cila sipas tij ka sjellë këto pasoja të përmbytjes së terminalit të autobusëve por edhe rrugës lidhëse të dy lagjeve të Bulqizës.

Shpresa e vetme e Bashkisë Bulqizë ka mbetur Bordi i Kullimit Durrës për t’i dërguar një mjet tip eskavator të fuqishëm për hapjen e kanalit.