Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi disa takime me bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre Tiranë. Z. Basha pa nga afër vështirësitë që po hasin bizneset pas rihapjes së tyre ku pjesa dërrmuese theksuan se xhiro ditore është përgjysmuar.
“Nuk e di se si do të funksionojë kjo punë, por jemi në pikë të hallit”, u shpreh një tregtar. “Dyqani ka vërtetë një javë që është hapur, por xhiroja është në nivelet më minimale”, thotë një tjetër.
Kreu i PD-së i pyeti qytetarët nëse kanë përfituar nga paketat ekonomike të qeverisë por jo të gjithë ishin përfitues. “Kam dy muaj që kam aplikuar dhe nuk kam marrë akoma asgjë”, shprehet një i ri.
Pas ankesave që dëgjoi nga qytetarët, Basha u shpreh se paratë e shtetit po shkojnë vetëm tek njerëzit e afërt me qeverinë. “Paret po shkojnë tek pesë njerëz. Si përpara pandemisë, si përpara tërmetit pesë njerëz marrin të gjitha paret e taksave tuaja”