Në një takim me të studentët Lulzim Basha apeloi sot për mbajtjen e maskave dhe kujdes të shtuar sa i përket pandemisë.
Ai u shpreh se shtatë persona nga rrethi i tij i bashkëpunëtorëve të ngushtë e kanë kaluar, apo po luftojnë më virusin e rrezikshëm.
Kreu i PD vijoi edhe me akuzat e tij ndaj qeverisë. Sipas Bashës, në Shqipëri mungojnë testimet ndërkohë që qeveria po bën shpenzime luksi.
Deklaratat erdhën në një takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’ mesditën e së hënës.