Nga Peshkopia kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi se çështja e inceneratorëve është afera e shekullit. Ndërsa ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Dibrës Luan Haka, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, duke sjellë si shembull punën e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Basha ka paralajmëruar se së shpejti drejtësia do të veprojë për çështjen e inceneratorëve.
Kreu i PD u ka bërë apel dibranëve që të mos mashtrohen se ka vetëm një Parti Demokratike.
Nga Peshkopia, Basha deklaroi se me votën e 6 Marsit nis ndryshimi për të ardhmen e vendit.