
Kryedemokrati, Lulzim Basha përmendi me emra ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit, të gjithë kompanitë dhe biznesmenët që sipas tij kanë përfituar para nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së, tha se paratë që iu janë shpërndarë të gjithë personave që ka përmendur me emër dhe shifra, janë të qytetarëve shqiptarë.Tani Salillari 1.81 miliardë lekë, Alko Impleksi, nipat e Sadri Abazit 306.4 milionë, Bami 639 milionë, Start Tek 567 milionë. Geci 970 milionë , MANTCI 1.83 miliardë lekë, ndërtim montim Patos i inceneratorit të Fierit 447.2 milionë lekë, Alb Star i kullës së stadiumit 415 milionë lekë, Fusha 334 milionë lekë. Këto janë klientët ku ndan paratë ti. Çfarë?! Këto janë pra lekët e shqiptarëve ku i çoni.’- tha Basha.