Bardhi: Rama premtoi pagat në mars, nuk ka dhënë asnjë qindarkë

0

Gazment Bardhi ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, fajtor sipas tij që ka mashtruar popullin me premtime të pa mbajtura për masat ekonomike në përballjen me koronavirusin.

Veçanërisht, ish-deputeti demokrat thotë se kryeministri  “premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë”.

Sipas Bardhit, Rama kishte premtuar “se askush nuk do të mbetej pa ndihmë financiare, por la jashtë paketës së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë”.