Barca vuan me Getafen, nuk ka shanse debutimi për Manajn

Barca vuan me Getafen, nuk ka shanse debutimi për Manajn


Barcelona fitoi sot një ndeshje të vështirë ndaj Getafes, me rezultatin 2-1, edhe pse sytë e gjithë tifozëve shqiptare nuk ishin te fusha e blertë por tek stoli i blaugranave, në shpresën e debutimit të Rey Manaj. 

Por pikërisht vështirësia e ndeshjes i pengoi sulmuesit lushnjar të futej në lojë. Premisat ishin të mira, me Barcelonën që në pjesën e parë kaloi në avantazh të dyfishtë me Griezmann dhe Sergi Roberto, duke nënkuptuar një pjesë të dytë më të qetë. 

Por ndodhi e kundërta, me Getafen që rrezikoi disa herë portën e ter Stegen, deri sa shënoi një gol tejet të bukur me  Angel, si dhe pati një rast të jashtëzakonshëm të shpëtuar mrekullisht nga portieri gjerman i katalanasve. 

Në këtë pikë trajneri Setien preferoi eksperiencën e Rakitic dhe Vidal për të mbrojtur rezultatin, por forma jo  emirë e Griezman, që përtej golit shpërdoroi të pamundurën sot, mund t’i japë në të ardhmen shanse të tjera shqiptarit Manaj.