
Megjithëse qëndrimi në shtëpi nuk është i njëjtë për ata që jetojnë në pallate në qytet me ata që jetojnë në fshat, këta të fundit kanë vështirësi të tjera. Në mungesë të transportit publik, banorët e fshatrave lëvizin në këmbë për disa orë për të blerë produktet e nevojshme. Shaqir Alstafa thotë se të paktën 2 herë në javë duhet të shkojë në këmbë në Klos për tu furnizuar me ushqime për familjen e tij. Sipas tij, masat që janë marrë janë të nevojshme paravërisht se sjellin vështirësi për shumë banorë. Ndalimi i transportit publik po përball me vështirësi banorët e zonave rurale, duke përjashtuar ata të cilët kanë mjetet e tyre dhe marrin lejen përkatëse për të dalë për furnizim me ushqime.