Rekamë

Kjo është gjendja e rrugës në të cilën duhet të kalojnë çdo ditë qindra banorë të tre fshatrave Vrenjt, Volezë dhe Limnjan në Bashkinë Dibër. Nisur nga kjo ata ju drejtuan Bashkisë së Dibrës. Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Dionis Imeraj por një takim i tillë nuk u realizua. Ata u shprehën se deri më sot rrugën e kanë mirëmbajtur vetë, pasi pushteti vendor nuk ka investuar asnjëherë. Ata nuk kërkojnë asfalt, por rruga të jetë e kalueshme në çdo stinë, pra të paktën të shtrohet me zhavor apo çakull, pasi gjatë stinës së dimrit janë më shumë të izoluar se sa rrugën e kanë funksionale.
Banorët pasi nuk u pritën nga Kryetari i Bashkisë, u nisën për tek prefekti z. Nexhbedin Shehu, me shpresën se do ti japë zgjidhje ai, por as prefekti nuk ndodhen në zyrë.
Banorët thonë se kanë vendosur që të mos pranojnë kuti votimi në zgjedhjet e 25 Prillit, në rast se nuk ndërhyhet për të rregulluar rrugën e tyre.