Rekamë

Mbi 3 mijë banorë të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit presin me padurim përfundimin e investimit të ujësjellësit. Zbatimi i projektit ka nisur një vit më parë e duhej të mbyllej në muajin Shkurt. Por edhe pse jemi në javën e parë të Marsit, punimet ende vijojnë. Specialistët e firmës po bëjnë vendosjen e kutive shpërndarëse të ujit për tek abonentët. Ky proces është shtrirë deri në lagjen Shkorsë të Suçit. Banorët aty thonë se e presin me padurim mbylljen e projektit dhe të kenë në banesat e tyre ujë të pijshëm cilësor. Projekti për furnizimin me ujë të pijshëm të rreth 3.2 mijë banorëve të Suçit do të kushtojë 2.3 milion euro.