Banoret e Shulbaterres me probleme ne energji elektrike sa here kishte reshje shirash, nderhyn OSHEE

0

Banoret e Shulbatrres ne njesine administrative Gurre të bashkisë Klos, kanë pasur probleme me energjine elektrike sa here te kishte reshje shiu. Energjia në banesat e tyre shkonte me shkeputje here pas here.
Banoret shprehen se nuk jane debitor prane OSHEE-së, por defektet në furnizimin me energji elektrike u kanë demtuar dhe pajisjet elektroshtepiake. Banorët kërkojnë nga OSHEE qe transformatori i fshatit te ndryshohet që energjia të stabilizohet.
Pas kerkeses se banoreve OSHEE ka reaguar menjëherë duke dëgruar në fshatin Shulbatër nje transofrmator te ri per tu nderruar me ate aktual. Duke qene se rruga per te gabina mungonte, ishin vete banoret te cilet vune ne pune mjetet e tyre per ta transportuar transformatorin e ri deri atje.