Banorët e Ostrenit: më shumë kujdeset për ne Bullgaria se Shqipëria
Me iniciativën e Ambasadës së Bullgarisë në vendin tonë banorët e Gollobordës në Bulqizë patën mundësinë të bëjnë kontrolle shëndetësore falas. Kjo ka bërë që të gjithë banorët të shohin një kujdes të shtuar të shtetit bullgar. Vetë banorët thonë se duke qenë minoritet, shteti bullgar tregon më shumë vëmendje se shteti shqiptar. Ata e lidhin këtë jo vetëm me pajisjen me pasaporta bullgare që i kanë bërë që të lëvizin lirshëm në europë, por edhe me kujdesin që tregohet për banorët që jetojnë këtu. Ndërkohë disa nga banorët shprehen se vetëm për të udhëtuar jashtë shtetit e kanë marrë pasaportën bullgare, ndërsa e quajnë veten 100% shtetas shqiptar.
Sipas censit të popullsisë së vitit 2023 në vendin tonë jetojnë 7,057 shtetas bullgarë të cilët janë të vendosur në zona të ndryshme të Shqipërisë.