Rruga Qaf Bualli – Krastë me një gjatësi prej 18 kilometrash po krijon vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve dhe udhëtarëve. Kjo rrugë e cila është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk kanë mirëmbajtje prej disa muajsh. Për këtë arsye i gjithë aksi rrugor ka probleme të mëdha qoftë me praninë e gropave e qoftë me shembjen e gurëve. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët thonë se situata është bërë e papranueshme. Vetë banorët shprehen se firmat mirëmbajtëse marrin 100 milion lekë të vjetra në vit për mirëmbajtje, por gjendja është kjo që shihet. Sipas tyre me atë kosto mirëmbajtjeje deri tani duhej të ishte shtruar disa herë me asfalt. Banorët e Krastës paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pasi politika sipas tyre nuk ka bërë asgjë për ta.
Aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë iu shërben afro 3000 banorëve të Njësisë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës si dhe dhjetra subjekteve minerare që operojnë në atë zonë.