Rekamë

Problemet infrastrukturore në qytetin e Peshkopisë janë të mëdha. Shumë rrugë lagjesh janë të pasistemuara, pa trotuare e pa ndriçim. E tillë është edhe rruga e lagjes “Grumbullimi”, banorët e sëcilës shprehen se ka 30 vite që presin të investohet nga ana e pushtetit vendor. Ata kërkojnë që Bashkia Dibër të investojë edhe në këtë lagje, siç ka bërë në disa lagje të tjera pasi kanë frikë të dalin nga banesa për shkak të baltës dhe pellgjeve të mëdha të ujit që janë krijuar në rrugë. Veç kësaj, ujërat e ndotura rrjedhin lirshëm në sipqërfaqe duke krijuar një ndotje të madhe të ambjentit ku jetojnë rreth 80 familje.

  Nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje, banorët paralajmërojnë protesta dhe bojkot të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen me datë 6 Mars në Bashkinë e Dibrës.

  Situata shqetësuese e këtyre banorëve është në stinën e dimrit për shkak të baltës, por edhe në verë për shkak të pluhurit.