Banorët e Gjoricës kërkojnë largimin e inerteve nga “Fusha e Radikes

Banorët e Gjoricës kërkojnë largimin e inerteve nga “Fusha e Radikes

Situata nga hedhja pa kriter e mbetjeve inerte në vendin e quajtur “Fusha e Radikes” në fshatin Gjoricë të Bulqizës është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës. Ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të këtyre mbetjeve pasi jo vetëm kanë krijuar një pamje të shëmtuar, por janë edhe rrezik për bagëtinë që e shfrytëzojnë këtë kullotë. Po ashtu, një tjetër problem që po zgjerohet çdo ditë e më shumë është edhe bllokimi i rrugës së varrezave. Dritan Skënderi kërkon nga pushteti vendor largimin e menjëhershëm të këtyre mbetjeve dhe ndëshkimin e personave që i kanë hedhur. Mes mbetjeve inerte të dala nga rikonstruksioni apo prishja e ndërtesave të vjetra ka edhe mbetje plastike që bëjnë të ndotet akoma më shumë mjedisi në Banorët e Gjoricës kërkojnë largimin e inerteve nga “Fusha e Radikes këtë zonë. Situata e ndotjes mbetet shqetësuese në të gjithë territorin e Bashkisë Bulqizë, ku mbeturinat inerte hidhen vend e pa vend, buzë rrugëve apo në afërsi të zonave të banuara.