Sërish probleme me kontratën e lidhur mes banorëve dhe firmës kontraktore për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
Banoret e fshatit Majtar e Poshteme, njesia administrative Maqellare, në bashkinë Diber, kerkojne nga firma kontraktore qe t’i qëndrojë korrekt nkontrates se bere ne fillim te ndertimit te rruges, per te na dempshperblyer per token qe na ka demtuar.
Por sipas banoreve firmat kontraktuese nuk eshte pergjigjur per demshperblimin e tyre. E vetmja pasuri qe gëzojnë keto banore eshte vetem toka që e kanë me dokumentacion të rregullt, ndaj kërkojnë që ajo të vlerësohet qindarkë më qindarkë për dëmin e shkaktuar.
Banoret e Majtarës së poshtme shprehen qe ne qofte se firma kontraktore nuk do te pergjigjet, atëherë ata si fshat do te bllokojne rrugen e Arberit.
Pertej kesaj firma kontraktore kishte premtuar banoreve nje rruge lidhese per ne rrugen e Arberit. Por as ky premtim nuk eshte mbajtur nga firma, pasi është bere vetem si trase dhe jo e asflatuar.