Rekamë

  Banorët e fshatit Guri i Bardhë në bashkinë e Klosit, janë kundër marrjes së burimeve ujore të këtij fshati nga Bashkia e Tiranës. Ata kanë kërkuar që këto burime t’i mbeten fshatit i cili është përzgjedhur nga Qeveria si një nga 100 fshatrat turistikë të vendit tonë. Me marrjen e ujit, thonë banorët e Gurit të Bardhë, fshati kthehet në shkretëtirë pasi është e vetmja mundësi që të mbajmë me vaditje tokat e tona bujqësore. Si fshati i lindjes së poetit të parë të letrave shqipe, Pjetër Budi, banorët e Gurit të Bardhë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë Klos, kërkojnë nga autoritetet të ndalin projektin për marrjen e ujit dhe të investojnë në këtë fshat për zhvillimin e turizmit.

  Banorët e Gurit të Bardhë thonë se do të vijojnë rezistencën e tyre dhe ftojnë të gjithë banorët e tjerë që janë larguar t’i bashkohen kauzës për mbrojtjen e burimeve ujore.

Burimet ujore të fshatit Guri i Bardhë kanë shërbyer historikisht për vaditjen e tokave të pesë fshatrave, Gurë i Bardhë, Petralbë, Xibër – Murrize, Shkallë dhe fshati Fshat.