Rekamë

Banorët e fshatit Bejn në Klos kryesisht ata të lagjes “Shahini” kërkojnë që në rrugën që kalon përmes banesave të vendosen mbrijtëse anësore pasi mjetet rrezikojnë të përfundojnë në shtëpi për shkak edhe të rrugës së ngushtë. Sipas banorëve, kjo është një kërkesë e vazhdueshme e tyre që është bërë që me ndërtimin e rrugës. Ata kërkojnë që ky problem të zgjidhet sa ende nuk ka patur ndonjë aksident të rëndë. Më të rrezikuara janë banesat dhe banorët që jetojnë përgjatë rrugës kryesore të asfaltuar.

  Një tjetër problematikë e tyre është edhe sistemimi i ujërave të zeza të cilat aktualisht janë në sipërfaqe dhe shkaktojnë një ndotje të rëndë të ambjentit.

Enver Doçi