
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe që prej janarit të vitit 2019, Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, urimet për mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit, zgjodhi t’i përcjellë nga shkolla 9-vjeçare “31 Korriku” e qytetit të Burrelit. Ajo shoqërohej në këtë takim me punonjësit e dijes nga kryebashkiaku i Matit Agron Malaj si dhe drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha.
Pas takimit me stafin pedagogjik, zv.kryeministrja u ndal në disa nga klasat e shkollës “31 Korriku”, ku nxënësit ofruan disa thënie për mësuesit, recituan poezi për mësuesin dhe arsimin dhe performuan në një orë mësimi në smart-lab përmes kodimit:
Zv. Kryeminstrja Balluku ndoqi më pas dhe koncertin festiv që shkolla 9-vjeçare “31 Korriku”, Burrel, kishte përgatitur me rastin e 7 Marsit:
Balluku nuk la pa përmendur dhe arritjet e shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”, Burrel, si një ndër shkollat më të mira në rang kombëtar:
FATMIR NELI