Balluku nën akuzë nga SPAK, Dhurata Çupi: Fitore në luftën kundër korrupsionit. Zyrtarët duhet të mendohen 2 herë para se të abuzojnë me ta

Balluku nën akuzë nga SPAK, Dhurata Çupi: Fitore në luftën kundër korrupsionit. Zyrtarët duhet të mendohen 2 herë para se të abuzojnë me ta
Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi e quajti fitore në luftën kundër korrupsionit marrjen e zv/kryeministres Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, për abuzime me tenderat. Dhurata Çupi tha se duke u vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë luftohet pandëshkueshmëria dhe minimizohet abuzimi me pushtetin dhe taksat e qytetarëve. “Është fitore e qytetarëve së pari në luftën kundër korrupsionit. Duke hetuar 2 zv/kryeministra, ministra, duke hetuar kryetarë bashkish patjetër që do të minimizohet edhe efekti i abuzimit me tenderit me buxhetin e shtetit. Duke hetuar znj.Balluku, z.Ahmetaj, ministrat i jep një përgjigje të mirë pandëshkueshmërisë në vendin tonë ku zyrtarët e lartë duhet të mendojnë 2 herë firmën, duhet të mendojë 2 herë korrupsionin, që duke qëndruar në karrige nuk duhet të abuzojnë me atë karrige, nuk duhet të abuzojnë me taksat e qytetarëve”.