Balluku inspekton tunelin e Murrizit dhe jep datën e hapjes së tij

0

  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njëherësh zv/kryeministre, Belinda Balluku inspektoi punimet në tunelin e Murrizit si e vetmja vepër e cila nuk është përfunduar akoma në rrugën e Arbrit. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Balluku tha se tashmë edhe ky tunel është në fazën e fundit të bërjes gati për tu hapur për qarkullimin e të gjithë qytetarëve. Zv/kryeministrja Belinda Balluku dha edhe datën se kur do të hapet për qytetarët ky tunel, i cili pas afro 7 vitesh nga nisja e punimeve në rrugën e Arbrit, do të jetë funksional për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë nga qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Me 14 Mars, kjo vepër pritet të hapet për të gjithë qytetarët.

Paralelisht me punimet që po kryhen brenda tunelit të Murrizit, po punohet edhe për hedhjen e shtresës së fundit asfaltike të segmentit të Xibrit nga fshati Shkallë deri në hyrje të tunelit.