
Ministrja Belind Balluku ditën e sotme në Kuvend është shprehur se Hidrocentrali i Skavicës është në vitin e dytë të projektit dhe pas 9 muajsh, ajo do fillojë punën në terren.
“Shqipëria ka nisur Skavicën të dashur deputetë, hidrocentralin e Skavicës që dikur ai që thotë harroje, është pikërisht personi që nga kjo foltore ka bërë fjalime pafund se si Skaivca ishte ëndrra e shqiptarëve, po tani nuk është më ëndrra e shqiptarëve sepse nuk është ai që do ta realizojë.