Menjëherë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri drejtuesit e klubit matjan nuk kanë humbur kohë por kanë zyrtarizuar dy blerjet e reja.
Bëhet fjalë për mbrojtësin me eksperiencë Taulant Sefgjinajn dhe mesfushorin e ri Fabio Hasa
Sefgjinaj është një lojtar me mjaft eksperienc teksa vitin e fundit ngjiti Kastriotin ne Superiore. Karriera e tij ka qenë e lidhur kryesisht me ekipin e Laçit dhe Teutën.
Ndërsa Fabio Hasa shihet si një lojtar me potencial për të ardhmen, ai mbylli një sezon mjaft të mirë me ekipin e Tërbunit.
Merkato e Burrelit duket se ka ndezur motorrët teksa duket që drejtuesit e ekipi Ballabani dhe Gjoka i pret një muaj intensiv ku pritet të formohet një ekip kompetitiv.
Arlindo Vani