Ballina SPORT Ballabani: Kemi kërkesa futbollistësh nga të gjitha anët për tju bashkuar

Ballabani: Kemi kërkesa futbollistësh nga të gjitha anët për tju bashkuar

0

Burrelit Ekipi i futbollit “Burreli” vijon të afrojhë lojtarë cilësorë. Trajneri Samuel Nikaj sëbashku me Administratorin Bajram Ballabani, janë në negociata me futbollist me emër në futbollin shqiptar për t’i bërë pjesë të ekipit matjan në sezonin e ardhshëm. Burime pranë Klubit të Futbollit “Burreli” thanë se pas zyrtarizimit të katër lojtarëve cilësor si Zefi, Sefgjinaj, Dodaj dhe Hasaj, në prag të nënshkrimit të kontratës janë edhe dy sportist të tjerë që do të përbëjnë formacionin kryesor të skuadrës. Për shkak se ende nuk është lidhur kontrata me to, emrat e tyre do të bëhen publik të dielën ose të hënën. Ndërkohë rinovim kontrate është bërë edhe me futbollistë që kanë qenë pjesë në sezonin e kaluar si Dedgjonaj dhe Stana. Skuadra e Burreli do të mblidhet ditën e hënë ku pritet që në stërvitje të ketë një numër të lartë lojtarësh të cilët do të testohen nga stafi teknik nëse do të jenë pjesë e skuadrës në sezonin futbollistik 2020 – 2021, vendimi do të merret në vijimësi për secilin prej tyre. Administratori i Klubit të Futbollit “Burreli”, Bajram Ballabani tha se kërkesat për të qenë pjesë e ekipit janë të shumta në numër. Shumë sportistë nga ekipe të kategorisë së parë por edhe superligës kanë lajmëruar që do t’i bashkohen skuadrës për testim. Por Ballabani tha se cilësia e tyre do të përcaktohet nga trajneri i cili është përgjegjës për përzgjedhjen e elementëve cilësor. “Gjatë kësaj jave kemi patur një sërë kërkesash që vijnë nga futbollistë që aderojnë në kategorinë e parë dhe superligë. Megjithatë, është stafi teknik ai që vendos se kush përbën cilësi dhe objektiv për të qenë pjesë e ekipit. Aktualisht jemi në bisedime me dy emra cilësor me të cilët mund të nënshkruajmë kontratën këtë fundjavë që të hënën t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës. Nuk dua të jap emra pasi zyrtarizimi bëhet me dokumenta, por parimisht kemi rënë dakord. Unë i besoj zgjedhjeve të trajnerit Nikaj dhe do ta mbështes në gjithë merkaton ku në fund të kemi produktin e dëshiruar dhe të arrijmë qëllimin. Synimi ynë është ndërtimi i një skuadre dinjitoze që në jetë në krye të grupit A, por pse jo të jemi pretendenti kryesor për të kaluar në superligë. Të hënën do të kemi një “bum” sportistësh që do të vijnë për tu testuar, ku përzgjedhja e tyre do të bëhet në mënyrë graduale” – tha Ballabani.

Exit mobile version