Ballabani: Barazimi me Dinamon aspak demotivues, vazhdojmë përpara

0


Megjithëse nuk ishte rezultati i pritshëm për Burrelin ai i ndeshjes së të dielës ndaj Dinamos, matjanët kanë vendosur të shohin për ndeshjen e radhës. Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani shprehet se ndeshja ndaj Dinamos duhej të kishte përfunduar në favor të tyre për arsye të lojës dhe rasteve që pati skuadra. Megjithatë, Ballabani thotë se dinamovitët e arritën qëllimin pasi kishin ardhur për një pikë dhe u mbrojtën mjaft mirë deri në fund. Gjithsesi, ekipi veç analizës së radhës, nuk do të merret më gjatë me barazimin e kësaj ndeshjeje por që do të vazhdojë të mendojë për përballjen e radhës me Orikun.
“Kishim shumë mundësi ta fitonim takimin pasi patëm disa raste, sidomos në gjysmën e dytë të pjesës së dytë. Megjithatë, fati nuk ishte me neve, ndërsa miqtë arritën të mbroheshin mjaft mirë. Gjithsesi, fokusi ynë tashmë ka kaluar tek ndeshja e radhës të cilën e kemi vlerësuar në maksimum, pasi përballje të tilla kanë treguar që nuk janë aspak të lehta siç ndodhi me Vorën dhe në tranfertën me Erzenin. Mendoj që djemtë nuk kanë asnjë arsye të shkojnë të demotivuar në këtë takim, pasi objektivi vazhdon dhe çdo gjë që kalon duhet lënë pas. Kam besim që do tja dalim të marrim tri pikë ndaj Orikut” – tha Ballabani.