Balgjaj. “Po priste dru në mal”, humb jetën aksidentalisht 50 vjeçari nga Bulqiza

0
9

Një 50 vjeçar ka mbërritur i pajetë pasditën e kësaj të marte në spitalin e Burrelit. Policia e Dibrës në një deklaratë të saj për mediat tha se 50 vjeçari Ilir Turja nga Bulqiza ka qenë në malin e Balgjajt duke prerë lëndë drusore dhe gjatë punës, është goditur nga trupat e pemëve të prera.
Ndërkohë ende nuk dihet se kush e ka transportuar 50 vjeçarin fillimisht drejt qendrës Shëndetësore Klos e më pas në morgun e Spitalit të Burrelit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Policia ka nisur hetimet pasi filliisht u raportua se 50 vjeçari Turja punonte në një nga galeritë e kromit që ndodhen në malin e Balgjajt në zonën e Selishtës, e më pas si aksident gjatë punës për prerjen e druve në këtë zonë.
Në këtë zonë, pak ditë më parë humbën jetën 3 minator të cilët u bllokuan në një galeri e më pas u gjetën të vdekur nga specialistët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë në Miniera.