Policia e Durrësit ka arrestuar sot babë e bir pasi akuzohen për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës. Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.
“Shtetasit e arrestuar janë konstatuar në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.” thuhet në njoftimin e policisë.